Taksat e makinave shteti humb 450 mln leke nga amnistia

Shteti shqiptar ka humbur rreth 450 milionë lekë deri tani nga taksat që nuk paguhen për automjetet. Të dhënat më të fundit pas aministisë tregojnë se kjo është shuma që kanë përfituar personat dhe subjektet, të cilët nuk kanë paguar taksat apo që kanë nxjerë jashtë përdorimit mjetet e tyre.
“Qytetarë të cilët për arsye të ndryshme nuk kanë paguar taksat e vitit që shkoi dhe duke zbatuar ligjin e ri që është në fuqi sepse në mënyrë të drejtpërdrejtë këto taksa falen. Mjafton që ata të paguajnë detyrimet për 2011-ën dhe vetëm përfitimi i këtyre qytetarëve është 445 milionë lekë të reja, pra, përfitimi i drejtpërdrejtë ose të ardhura që mungojnë në arkën e shtetit vetëm nga ligji për faljen”, tha Arben Pinari, drejtori i përgjithshëm i DPSHTRR-së.
Gjatë muajit gusht u deklaruan problemet me mbi 2 mijë mjete motorike, ndërkohë që shtatori ka pasur fluks më të madh deklarimesh.
“Vetëm në muajin gusht janë çregjistruar 2275 mjete në të gjithë Shqipërinë, pra, mjete të cilat qytetarët s’i kanë më në përdorim. Ata vijnë pranë sporteleve tona dhe bëjnë çregjistrimin përfundimtar të tyre në mënyrë që të mos ngelen debitorë pranë strukturave shtetërore”, theksoi Pinari.
Falja e e përgjithshme për taksat e papaguara deri në fund të 2010-ës, do të zgjasë deri në 31 dhjetor të këtij viti. Sipas të dhënave që jepen për “Albanian Screen”, falja për automjetet e targuara në Shqipëri prek rreth 140 mijë mjete transporti. Falja i çliron qytetarët për këto mjete për një detyrim total prej mbi 2.5 miliardë lekë dhe këtu bëhet fjalë vetëm për taksën e qarkullimit dhe atë të regjistrimit të përvitshëm.
Florian Papadhimitri