Prostata, kure e re me baze bimore per pacientet Sonila Isaku
Semundjet e prostates, jane ato per te cilat meshkujt ankohen me shume, por qe per mjeket specialiste eshte motoja se burrat nuk vdesin nga prostata, por me prostate. Por cfare duhet bere qe kjo semundje te mos prishe jeten e tyre pas te 50-va kur edhe fillojne shqetesimet e para. Nderkohe, qe te dhenat tregojne se 30% te meshkujve mbi 65 vjec, kane probleme te prostates. Por si duhet vepruar? Ne nje interviste per “Koha Jone”, mjeku i njohur prof. dr. Flamur Tartari, shpjegon se c’eshte HBP dhe si kurohet ajo ne varesi te moshes dhe shkalles se problemit.
-Cfare eshte hiperplasja beninje e prostates?
Hiperplasja beninje e prostates, eshte patologjia beninje me e zakonshme te meshkujt. Ajo mund te coje ne zmadhimin beninj te prostates, ne obstruksionin prostatik beninj dhe ne simptomat e traktit te poshtem urinar, pra ne fenomene dizurike. Keto te fundit takohen ne 30% te meshkujve mbi 65 vjec. Etiologjia e kesaj semundjeje eshte multifaktoriale. Pacientet e ekspozuar perballe nje sere faktoresh specifike riskues per kete patologji, duhen pasur nen survejim.
Cilat jane simptomat kryesore te kesaj semundjeje dhe kur eshte e nevojshme nderhyrja kirurgjike?
Nikturia dhe ndryshimet e rrjedhjes se urines (curgut te urines), jane simptomat kryesore te kesaj patologjie. Nevoja per trajtimin e HBP-se me kirurgji rritet me rritjen e moshes dhe me shtimin e simptomave ne keta paciente.
Cilat jane disa nga rekomandimet per parandalimin dhe kurimin e HBP-se?
Per meshkujt qe vuajne nga semundje neurologjike dhe meshkujt ne moshe me te re, duhet te behet nje ekzaminim me i kujdesshem per te perjashtuar apo konfirmuar HBP-ne. Sa me heret te behet diagnostikimi dhe trajtimi i HBP-se, aq me efektive eshte pare te jete dhe terapia. Per meshkujt mbi 50 vjec dhe pa faktore risku sinjifikative per simptomat e traktit te poshtem urinar qe vuajne nga HBP, me poshte do te japim rekomandimet. Testet diagnostike jane te ndara ne tri kategori: ku kerkohet te merret nje anamneze e hollesishme per te identifikuar shkaqet e tjera qe japin simptomat e traktit te poshtem urinar. Ekzaminimi fizik ka nje vlere te vecante dhe duhet bere gjithmone. Tusheja rektale mundeson vleresimin e permasave te prostates dhe mund te identifikoje ndonje patologji tjeter te saj. Pervec tushese do te behet dhe ekzaminimi neurologjik. Hapi tjeter eshte matja e nivelit te PSA-se, qe eshte nje parameter qe vlereson riskun per retension urinar akut dhe kohen kur eshte e nevojshme te ndermerret nje nderhyrje kirurgjike. * E rendesishme eshte te behet matja e nivelit te kreatinines, sepse HBP mund te shkaktoje dilatacion te traktit urinar te siperm dhe insuficience renale. Pervec kesaj duhet te behet dhe nje EKO e aparatit urinar. Analiza e urines duhet te behet per te perjashtuar infeksionin urinar, ose CA e vezikes urinare.
Cfare mjekimi perdoret sot?
Sot e gjithe bota punon ne drejtim te parandalimit te semundjeve te prostates, por ne radhe te pare njerezit duhet te paraqiten dhe te konsultohen te mjeku per t’u vizituar dhe te bejne analizat perkatese se bashku me ekzaminimet e nevojshme. Nderkohe qe qellimi i trajtimit eshte permiresimi i jetes se pacientit dhe parandalimi i komplikacioneve te HBP-se. Trajtimi ndahet ne tri linja. Linja e pare: mbajtja nen vezhgim e pacientit. Kjo linje ndiqet per pacientet qe kane simptoma te lehta apo te moderuara, te cilat nuk ndikojne ne prishjen e kualitetit te jetes. Kohezgjatja e kesaj mbikeqyrje varet ne ecurine e pacientit dhe simptomave te semundjes se tij. Linja e dyte: trajtimi medikamentoz. Medikamentet e perdorura per kete qellim klasifikohen ne dy klasa. Klasa e pare jane preparatet alfa1 bllokuesit (alfuzosin, doxazosin, tamsulosin, terazosin), te cilet jepen te pacientet me simptoma te moderuara e derisa ve re probleme te traktit te poshtem urinar. Te gjitha keto medikamente kane pothuajse te njejten eficience, por preferohen me shume alfuzosina dhe tamsulosina, pasi mendohet te kene efekte anesore me te pakta. Klasa tjeter e medikamenteve jane frenuesit e 5-alfa reduktazes, permendim ketu finasteride dhe dutasteride. Trajtimi me keto medikamente do te filloje ne te gjitha rastet kur volumi i prostates eshte > 30-40 ml dhe pacienti ka simptoma severe. Nga studimet e bera eshte konfirmuar efikasiteti i ketyre barnave per zvogelimin e volumit te prostates. Akoma me efikas eshte pare kombinimi i ketyre dy klasave te medikamenteve. Te dhena se bashku ato dominojne me mire kliniken dhe volumin e prostates. Sot ne bote behet kombinimi i avogardit dhe tansulozines, qe ka dhene rezultate te shkelqyera. Madje, rezultatet e dhena ne 456 paciente ne e kemi dhene dhe ne nje konference nderkombetare te urologjise.
Linja e trete eshte kirurgjia.
Mjekesia njeh vetem nje nderhyrje kirurgjike per prostaten apo ka disa menyra?
Kjo varet nga lloji i prostates dhe nga madhesia e saj. Per prostata te vogla, ne volum me te vogel se 30 ml, preferohet nderhyrja transuretrale, nga ku behet incizioni i prostates. Kur prostata eshte ne volum 30-80 ml, perparohet po ne rruge transuretrale dhe behet rezeksioni i prostates. Ndersa per prostata akoma me te medha ne volum do behet prostatektomi e hapur. Elektrovaporizacioni transuretral (TUVP) eshte nje alternative per rezeksionin transuretral te prostates (TURP), vecanerisht per prostata te vogla ne volum. Teknika te tjera akoma me moderne jane perdorimi i lazereve per rezeksionin e prostates, termoterapia me mikrovale po ne rruge transuretrale, qe rezervohet per paciente qe nuk deshirojne t’i nenshtrohen kirurgjise. Retensionet urinare rekurente zgjidhen nga vendosja e stenteve prostatik, tjeter alternative eshte dhe kateterizimi i tyre. Duhet pasur kujdes infeksionet urinare rekurente, te cilat duhen mjekuar si duhet.
A ka nje menyre te re mjekimi per prostaten apo ecet akoma me medikamentet qe jane perdorur vite me pare?
Kohet e fundit ne vende te ndryshme te botes dhe sidomos ne Bashkimin Evropian, po perdoret nje produkt i ri me baze bimore. Ai eshte nje produkt ne bazen e te cilit jane saopolmeta, piogenum dhe vaji i farave te kungullit, bime keto qe njihen ne shekuj per kurimin e semundjeve te prostates. Gjithashtu ajo merret me nje perzierje efektive te vitaminave C, D, E dhe B6. Keto kombinohen dhe me mineralet e zinkut dhe te selenit, qe luajne nje rol te rendesishem per te mos u demtuar prostata. Keto jane materiale profilaktike, qe perdoren per mosha mbi 50 vjec. Ne raste te vecanta, kur nje pacient ka infeksione, mund te perdoren edhe nen kete moshe.