E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Objektivi yne kryesor eshte integrimi

Votimi i tre ligjeve qe lidhen me integrimin e vendit ne Bashkimi Evropian eshte cilesuar nga kreu i LSI-se, si nje objektiv kryesor i koalicionit, para apo pas zgjedhjeve te 23 qershorit. Ky eshte qendrimi qe ka mbajtur kreu i LSI-se, Ilir Meta, i pyetur dje nese kalimi i ketyre tre ligjeve eshte pjese e marreveshjes mes PS dhe LSI. “Objektivi yne kryesor eshte fitorja e zgjedhjeve me 23 qershor dhe pershpejtimi i procesit te integrimit evropian, para dhe pas zgjedhjeve”, u shpreh kreu i LSI-se, duke dhene keshtu nje opinion te ndryshem nga ai i kreut te PS-se, Edi Rama. Deklarata e liderit te LSI-se u be dje gjate konferences se dhene per mediat me Sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, Luis Ayala. Vizita e perfaqesuesit te larte te Internacionales u be pak dite pas shpalljes se koalicionit PS-LSI dhe ka pasur si qellim mbeshtetjen e paleve per hapin e marre. “Ishte kenaqesi qe te prisja ne seline e LSI- ne Sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, z. Luis Ayala, i cili ndodhet ne Tirane per te biseduar me ne dhe per te na pergezuar per iniciativen me te fundit, e cila ka te beje pikerisht me nje koalicion te ri, qe synon rritjen e mundesive te alternatives te se majtes se bashkuar per te pasur sukses dhe fitore ne zgjedhjet e 23 qershorit, per te pasur mundesi per te kontribuar ne perballimin e te gjitha sfidave qe vendi ka per te ardhmen, sidomos ne raport me pershpejtimin e procesit te integrimit evropian”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se interesi i institucioneve te majta politike ka qene maksimal ndaj zhvillimeve politike ne Shqiperi. “Dua ta falenderoj z. Ayala per interesimin e vazhdueshem te Internacionales Socialiste per zhvillimet e demokracise ne Shqiperi, njekohesisht edhe per zgjedhjet e ardhshme te 23 qershorit”, tha Meta. Kreu i LSI-se shtoi se bashkepunimi i faktoreve ne vend, por edhe i faktoreve nderkombetare eshte mbeshtetje per integrimin e Shqiperise. “Per ne eshte i rendesishem ky bashkepunim, i cili jam i bindur qe do te kontribuoje edhe ne forcimin e marredhenieve te Shqiperise me jo vetem familjen socialiste evropiane dhe boterore por ne teresi per te gjithe proceset integruese te vendit”, u shpreh kreu i LSI-se. Ndersa

Sekretari i Pergjithshem i Internacionales Socialiste, Luis Ayala, u shpreh se vizita e tij ne Tirane, lidhet jo vetem me zhvillimet politike brenda se majtes, por edhe me zgjedhjet e qershorit. “Kam ardhur se Shqiperia gjendet ne nje moment shume te rendesishem. Ne sot jemi ketu per elementet e nevojshem per nje moment ndryshimi. Te gjitha forcat progresive jane bashkuar per kete lloj ndryshimi. Se bashku me vendimet dhe idete e duhura per te premtuar nje ndryshim per Shqiperine”, u shpreh Ayala.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›