E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Rriten pagat 20% per njemije prokurore, gjyqtare dhe oficere te policise gjyqesore Klodiana Kotorri

Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, ka bere me dije se sot ne parlament rriten pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve. Me ane te nje deklarate, ministri i Drejtesise, theksoi dje se “permiresimi i statusit te prokuroreve eshte nje nga ceshtjet e rendesishme te reformes ne drejtesi”. “Neser (sot), ne parlament rriten pagat e gjyqtareve dhe prokuroreve. Pagat me te larta per aktoret e drejtesise, do te kene impakt ne rritjen e pergjegjshmerise dhe llogaridhenies”, tha dje Halimi. Ai deklaroi se pagat e prokuroreve rriten me 20 per qind. Sipas Halimi reforma e rritjes se pagave do te preke me shume se 1 mije prokurore, gjyqtare dhe oficere te policise gjyqesore ne vend. “Ne parlament, pagat e prokuroreve rriten me 20%. Page jo me e vogel se 1 milion leke ne muaj per prokuroret e shkalles se pare. Page jo me pak se 1 milion e treqind mije leke per prokuroret e apelit dhe krimeve te renda te shkalles se pare. Page jo me pak se 1 milion e katerqind mije leke per prokuroret e krimeve te renda te apelit”, theksoi ministri i Drejtesise duke shtuar se cdo prokuror qe ka nje vjetersi prej 25 vjetesh perfiton pagen e prokurorit me te larte, edhe ne rast se nuk do te kete mundesi te promovohet per shkak te mungeses se vakancave ne institucione. Ministri i Drejtesise shprehet se permiresimi i statusit do te ndikoje ne rritjen e paanesise se prokuroreve nga vektoret ekonomike dhe do te reduktoje korrupsionin. “Paga me te larta, permiresim i statusit do te ndikojne ne rritjen e pavaresise dhe paanesise se prokuroreve te Republikes nga vektoret ekonomike dhe do te reduktoje korrupsionin ne keto institucione duke konsoliduar sistemin e drejtesise. Ne teresi reforma e rritjes se pagave do te preke me shume se 1 mije prokurore, gjyqtare edhe oficere te policise gjyqesore ne vend. Do te ndihmoje ata qindra prokurore e gjyqtare qe sapo kane nisur karrieren e tyre, ata qindra prokurore e gjyqtare qe e nisin diten e tyre me mendimin per te kryer punen me perkushtim e ndershmeri, per emrin e tyre dhe te familjes se tyre”, deklaroi me tej ministri, Eduart Halimi duke perfunduar se “ne duhet te besojme tek drejtesia, ajo ka nevoje per besimin tone”. Nderkohe dy jave me pare ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, prezantoi nje draft ligjor, i cili pritet te kaloje brenda muajit prill ne Parlament per rritjen e pagave te gjyqtareve. Sipas ministrit Halimi, nje rroge me e mire per gjyqtaret do te ndikoje ne reduktimin e korrupsionit. “Cdo gjyqtar qe fillon punen nga dita e pare nuk mund te kete nje page me te vogel se 100.000 leke ne muaj”, deklaroi dy jave me pare Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›