Rama fton ne koalicion edhe Kreshnik Spahiun Qamil Xhani
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka hedhur poshte dje cdo mundesi per votimin e tre ligjeve, si pjese e marreveshjes se koalicionit mes PS dhe LSI. Ne konferencen e dhene dje per mediat, pas takimit me Sekretarin e Pergjithshem te Internacionales Socialiste, Luis Ayala, Rama u shpreh se nuk ka asnje marreveshje te tille mes dy forcave politike. “Koalicioni nuk ka pasur asnje kusht, por analize dhe reflektim per te zhvilluar Shqiperine. 3 ligjet as nuk kane qene dhe as nuk jane kusht i vendosur mes nesh, tre ligjet jane pjese e sfides se integrimit dhe per ne qendrojne pjese e kesaj sfide dhe jo te vecuar te saj. Ne nuk kemi besuar Shqiperine e ndajne 3 ligjet nga Evropa, por Shqiperine nga Evropa e ndajne 3 pushtet te korruptuara”, tha Rama. Kryesocialisti u eshte pergjigjur dhe pyetjeve ne lidhje me matjen e postit te kryeministrit pas zgjedhjeve te 23 qershorit, nese fituese shpallet e majta. Rama u shpreh se qeveria do te drejtohet nga Partia Socialiste, duke hedhur poshte cdo ze per nje marreveshje ku kreu i LSI-se, Ilir Meta, mund te jete ne krye te qeverise se ardhshme. “Qeverine do e drejtoje forca kryesore qe eshte PS, po cka eshte me rendesi, eshte se te gjitha keto dyshime per pas 23 qershorit, per mua jane te shendetshme. Pasi do e ndihmojne qeverine te jete shume me e vemendshme dh e pergjegjshme se cdo qeveri qe Shqiperia ka njohur ne 22 vjet. Pastaj do hapet nje kapitull i ri qe do e fitojme edhe pse njerezit nuk do na hapin nje mandat symbyllur, por nje mandat me syte kater”, u shpreh kreu i PS-se, Edi Rama. Vec mesazheve per nje klime pozitive ne koalicionin me LSI-ne, duke u shprehur se problemet e meparshme i perkasin te shkuares, Rama ka bere ftese dhe per Aleancen Kuq e Zi. Rama shtoi se PS-ja eshte e hapur per koalicion me cdo force qe kerkon rrezimin e kryeministrit Sali Berisha. “Jam i hapur per cdo force qe bashkohet ne dy qellime: i pari afatshkurter, largimi i partise ne pushtet dhe i dyti: te ndertojme Shqiperine evropiane, pa nacionalizma qe na lene ne nje cep te padeshiruar, nderkohe qe kemi te gjitha arsyet te kthehemi ne force lider ne rajon, se bashku me Kosoven”, u shpreh kryesocialisti. Kryetari i Partise Socialiste tha se bashkimi me LSI-ne, duhet te shikohet si nje mesazh i qarte dhe i forte, se e shkuara vlen per te mos perseritur gabime qe sot jane thesar eksperience, ndersa e ardhmja eshte para nesh si sfide e madhe qe ne do ta bejme, ndersa i cilesoi kritikuesit e koalicionit si: “fallxhore qe bejne predikime ne hava”.