Oboti rikthim ne normalitet pas permbytjeve
Fshati Obot ne komunen e Anes se Malit ka qene nder me te prekurit nga permbytjet e muajit dhjetor. Banoret e zones jane rikthyer ne shtepite e tyre dhe po punojne ne rikuperimin e demeve te cilat jane te medha. Per kryetarin e fshatit Obot Gregor Pema demi me i madh eshte bere ne bazen ushqimore per blegtorine dhe ne sera prandaj kerkon vazhdimin e furnizimit me baze ushqimore per blegtorine per kete zonehellip
Serat te cilat kane qene te gatshme per tregun e Shkodres tashme jane demtuar plotesisht. Fermeret thone se e gjithe kjo mund te rikuperohet nese nderhyhet menjehere nga shteti me demshperblime. Llogaria e demeve eshte shume e madhe pasi jane siperfaqe te medha me sera te demtuara plotesisht qe jane edhe furnizuesi kryesor i tregjeve te Shkodres me perimet gjate gjithe sezonit te dimrit. Salvator Frani nje fermer ne Obot thote eshte shkaterruar gjithcka. Ai thote se asgje nuk mund te behet si me pare. Edhe Jak Pema nje tjeter fermer eshte pesimist per situaten pas permbytjeve. Familjes se tij do ti duhet pune per te arritur ate qe kishin para se te vershonte uji. Edhe shkolla 9-vjecare e Obotit nuk i ka shpetuar permbytjes. Tashme kane filluar riparimet e nevojshme dhe nxenesit i jane rikthyer mesimit por ende tek ata jeton ankthi se nje dite uji mund te vije serish e ata serish do te mbesin pa mesim. Marin Pema drejtor i shkolles 9-vjecare Ana e Malit thote se mesimi ka rifilluar dhe se te gjithe femijet jane kthyer ne shkolle. Ai mendon se nuk do te kete veshtiresi ne marrjen e mesimeve qe jane lene pas per shkak te mbylljes se shkolles pasi mesuesit do te punojne me orare edhe me te zgjatura. Deme te medha jane bere edhe ne serat e pemeve dekorative te cilat jane demtuar plotesisht siperfaqe te madhe me fidane dekorative nje nga bizneset me fitimprurese dhe kryesore ne gjithe zonen e Nenshkodres. Jane mijera fidane te demtuar te cilet sipas punonjesve te ketyre ndermarrjeve presin vetem demshperblimin nga ana e shtetit per te rimekembur biznesin edhe nje here.
Per kryetarin e komunes Ana e Malit Arben Ceni jane marre tashme te gjitha masat qe banoret te jene te furnizuar qofte me baze ushqimore per bageti qofte per nevojat e tjera qe mund te lindin si nisja e riparimit te rrugeve dytesore te fshatit Obot. Fshati Obot ne komunen e Anes se Malit me mbi 130 shtepi ka qene i permbytur totalisht nga permbytjet e fundvitit te kaluar dhe te fillimvitit 2011. Banoret tashme presin vetem demshperblimin e shtetit i cili mund te rimekembe shume shpejt ekonomine e ketij fshati dhe te banoreve te zones.