Aktivizohet programi për punësimet në Itali
18/01/2011 Paraqitja e kërkesave për 4500 shqiptarët e vlefshme vetëm kur plotësohet në datat e caktuara
Nis procesi i regjistrimit të kërkesave për shtetasit e huaj që do të punësohen ligjërisht në shtetin italian nëpërmjet programit të dekretflukseve, ku parashikohet të përfitojnë edhe 4500 shtetas shqiptarë. Duke filluar nga dita e djeshme, në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme italiane, ëëë.interno.it, është aktivizuar programi specifik, ku punëdhënësit do të detajojnë kërkesat për kategoritë e punonjësve që duan të marrin. Por sikundër është deklaruar tashmë, plotësimi i këtyre kërkesave për të interesuarit duhet të nisë vetëm në afatet e përcaktuara për secilën kategori punonjësish që përfshin programi. Fillimisht është punëdhënësi ai që duhet të regjistrohet në sitin e ministrisë së brendshme e të përpilojë kërkesën, vetëm më pas mund të nisë plotësimi i këtyre kërkesave. Kështu, për të gjithë shqiptarët që thirren për punë të varur joshtëpiake, nga ora 8:00 e datës 31 janar duhet të niset kërkesa në modulin A, ndërsa për ata që thirren për punë pranë familjeve kërkesa niset po në të njëjtën orë, por në modulin B. Është shumë e rëndësishme të përdoret moduli i duhur, pasi në rast gabimi nuk do të ketë mundësi korrigjimi dhe pasoja e vetme do të jetë hedhja poshtë e kërkesës. Për konvertimin (kërkesë që paraqitet duke filluar nga ora 8:00 e 3 shkurtit 2011) e lejeve të qëndrimit për studim ose stazh në lejeqëndrim për punë të varur plotësohet moduli VA. Punëdhënësi duhet të ketë mundësi të caktuara ekonomike, të cilat ndryshojnë sipas llojit të kërkesës (për punësimin e një bashkëpunëtori familjar apo të një punonjësi të varur, joshtëpiak, si për shembull një murator, mekanik etj.). Gjithashtu programi parashikon që të gjithë shtetasit shqiptarë që janë me qëndrim të rregullt në Itali, që kanë subjekt biznesi e që kërkojnë marrjen e punonjësve mund të hartojnë kërkesën dhe kontrata e punës për të marrë familjarët dhe të afërmit e tyre në vendin e origjinës. Por kjo vetëm nëse respekton kriterin ekonomik për plotësimin e detyrimeve të përcaktuara. Kështu, qytetarët shqiptarë mund të ndihmohen edhe nga të afërmit e tyre që ndodhen në Itali për të marrë një kontratë dhe vizë punësimi në një fushë të caktuar.