E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Mediu Strategji per parandalimin

Gjate vitit 2011 trajtimi i ujerave nderkufitare ne vecanti lumi Buna per te parandaluar perfundimisht permbytjet do te jene prioriteti kryesor i strukturave te mjedisit. Ministri Fatmir Mediu duke bere publike te gjitha nismat per 2011-n ka vleresuar marreveshjen me Malin e Zi per lumin Buna e cila tashme eshte ne fazen e pare. Nje sfide tjeter per ministrine qe ai drejton pergjate ketij viti do te jete menaxhimi i mbetjeve ku serish ka theksuar se pushteti vendor duhet te bashkepunoje me shume.

Do ta konsideroja nje sukses marreveshjen me Malin e Zi per trajtimin e ujerave nderkufitare ne menyre te vecante per lumin Buna duke percaktuar qarte pergjegjesite dhe financimet e perbashketa si faza e pare per te reduktuar permbytjet dhe si faze perfundimtare parandalimin e tyre. Per kete vit parashikohet miratimi i VKM-se qe lidhet me mbetjet ambalazhet landfillet - tha Fatmir Mediu minister i Mjedisit.

Ministri Mediu tha se tashme eshte bere identifikimi i hotspoteve ne te cilat shume shpejt do te nderhyhet pasi situata paraqitet problematike. Pergjate vitit te kaluar- ka theksuar ministri i Mjedisit - jane ushtruar kontrolle mbi shume subjekte operatore qe kane impakt ne mjedis jane vendosur rreth 309 gjoba vlera totale e te cilave kap shifren e 200 milione lekeve dhe jane pezulluar 144 aktivitete.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›