Prostitucioni, 100 vajza nigeriane për 50 mijë dollarë
“U blenë” për 50 mijë dollarë në Nigeri, u çuan në Itali dhe u detyruan (edhe me rite voodoo) të prostituojnë për të paguar me vite të tëra shfrytëzimi seksual, udhëtimin e tyre klandestin.
Është historia e 100 vajzave nigeriane, të zubuluara dje nga Policia e Triestes.
Gjetja dhe lirimi i 100 vajzave ka ardhur pas një aksioni që vuri fillimisht në pranga 11 persona, anëtarë të bandës që kishte bërë transportin, që të gjithë nigerianë.
Rrjeti përdorte prostitutat në zonën e Emilia Romanjas, Lombardisë dhe Puljas.
Vajzat, sipas dëshimve në polici, janë shitur nga familjarë apo të afërm dhe janë sjellë në Itali duke kaluar nëpër Europë nëpërmjet Bullgarisë, Greqisë dhe Austrisë.