E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot betimi i presidentit Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, bën sot betimin për të marrë mandatin e dytë presidencial në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Mësohet se Kushtetuta amerikane parashikon përfundimin e mandatit të presidentit më 20 janar në mesditë, ndërsa thuhet se Presidenti Obama dhe zv.presidenti Joe Biden do të bëjnë betimin në ceremoni të veçanta sot.

Vetëm anëtarët e familjes dhe disa të pranishëm të tjerë do të jenë të pranishëm në Shtëpinë e Bardhë kur Obama të bëjë betimin për mandatin e tij të dytë, të drejtuar nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhon Roberts.
Ky betim do të bëhet sërish nesër në një ceremoni publike para mijëra njerëzve në parkun kombëtar të Uashingtonit, për shkak se e diela është ditë pushimi.

Siç raporton noa.al për aktivitetet e ditës së hënë është parashikuar që të nisin me pjesëmarrjen e të dy familjeve në shërbimet kishtare pranë Shtëpisë së Bardhë, për të shkuar më tej në ndërtesën e Kongresit, ku Presidenti dhe zv.presidenti do të bëjnë betimin për të dytën herë.

Festimet përfundojnë të martën me një shërbesë së posaçme lutjesh në Katedralen e Uashingtonit dhe në një ballo tjetër në mbrëmje. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›