Banorët e Roskovecit: Duam fushën tonë
26/04/2010 Fusha e sportit e vetmja në këtë qytet nuk përdoret më si e tillë, pasi i kanë dalë pronarët
FIER- Zaptimi i fushës së lojës ka bërë që shumë qytetarë të Roskovecit të ndërmarrin një protestë paqësore. Banorët kanë treguar se prej më shumë se pesë viteve fusha e sportit nuk mund të përdoret për shkak se i kanë dalë pronarët tokës.
Zaptimi
Banorët shprehen se nuk do të njohin asnjë pronar për një pronë publike siç është fusha e futbollit. “Që në moshë fëmijërie e njoh këtë fushë që është një pronë shtetërore. Dhe të gjithë duhet të diskutojmë se cila është e më e drejta për të mbrojtur fushën e futbollit të qytetit. Për të sensibilizuar qeverinë për këtë padrejtësi që po na bëhet ne kemi marrë këtë protestë. Nuk duhet që t’u hiqet e drejta të gjithë fëmijëve të një qyteti si ai i Roskovecit”, ka deklaruar Faruk Malaj, një banor i moshuar i zonës. Ndërkohë në tubim përveç qytetarëve të Roskovecit merrnin pjesë edhe shumë ish-futbollistë të zonës si dhe kryetari i Bashkisë së Roskovecit. Ky i fundit ka theksuar se nuk do të vijojë të ndal kërkesat e tij ligjore në të mirë të institucionit që drejton, për të bërë që kjo sipërfaqe e përcaktuar si fushë sportive për qytetin e Roskovecit, të mbetet si e tillë. “Protestojmë në emër të të gjithë brezave për të drejtën tonë të ligjshme që këtë fushë e kemi për qytetin dhe i përket vetëm qytetit dhe qytetarëve të Roskovecit. Këtë problem e kam çuar edhe në Kryeministri për të kërkuar atë që u takon juve të dashur qytetarë”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Roskovecit, Ylli Kola.