Komenti/Tregu i lirë para sfidave të reja
Kriza financiare globale në fillim të këtij shekulli është një sfidë e re, jo vetëm për shtetet e varfëra, shtetet në zhvillim por edhe e atyre të zhvilluara. Në proceset e globalizimit ekonomik shtetet e zhvilluara jo vetëm që kanë të drejtë, por është në interesin e tyre të përbashkët që shtetet në zhvillim dhe ato të varfëra të zhvillohen dhe të kenë një rritje ekonomike në periudha dhe procese afatgjate.
E kundërta e saj në një apo mënyrë tjetër ka shpie deri te ky destabilizim financiar, apo me fjalë të tjera do të shpiente gjer te një kataklizëm me përmasa ndërkombëtare, ku do të tërhiqte zingjir shtetesh njëra pas tjetrës dhe regjion pas regjioni. Shkënditë e para të kësaj sfide filluan në ekonominë amerikane në fund të vitit 2007 me rënien e çmimeve në tregun e pasurisë së patundshme, e cila solli probleme me kreditë hipotekare dhe si pasojë shpiu deri tek tregjet financiare. Në këtë rast disa nga bankat dhe asociacionet tjera kreditore falimentuan, ndërsa një pjesë tjetër fal fuzioneve i përballuan kësaj situate të re si risi në ekonominë e tregut. Brenda një periudhe kohore një vjeçare të gjithë parametrat ekonomik janë në rënie. Një numër i madh i firmave ballafaqohen me këto vështirësi ekonomike: Rënie e eksportit, mbyllja e vendeve te punës, rënie drastike e bruto prodhimit etj... Megjithë këto sfida qeveria amerikane jo vetëm që kërkon, por ka vënë nën kontroll duke intervenuar me programe të ndryshme finaciare për t’i dhënë hov ekonomisë.
Pas një periudhe të shkurtër kohore, simptomet e parat të krizës financiare u reflektuan ndjeshëm edhe në shtetet e zhvilluara të Evropës perëndimore. Në ekonominë evropiane kjo krizë u ndie në industrinë e automobilave si dhe industri tjera percjellëse, në rënien e eksportit, rënien e fuqisë blerëse si dhe largim nga vendet e punës siç e ceka më lartë. Gjithashtu si pasojë e kësaj kemi lëkundjet e tregjeve financiare ndërkombëtare, e sidomos në ato asociacione kreditore ku asetet ishin të përbashkëta përtej kontinentit.
Ndërsa si karakteristikë e vendeve të zhvilluara të Evropës perëndimore është se ato u paraqitën mvarësisht nga zhvillimi dhe rritja e tyre ekonomike. Derisa Gjermania ishte eksportuesja më e madhe në tregjet ndërkombëtare është atakuar më së keqi. Ndërsa vendet e tjera si Anglia, Franca , Suedia etj… kishin një atakim më të lehtë, ku eksporti i tyre në tregun ndërkombëtar është më i vogël. Bashkimi evropian dhe shtatë vendet e industrializuara duan që të mobilizojnë, të koordinojnë dhe përdorin të gjitha mjetet e mundshme për stabilizimin e tregjeve ndërkombëtare. E kundërta e saj, izolim i tregjeve kombëtare do të na sillte një krizë ekonomike si të viteve 1930-1933 që ishte shkaktuar kur disa vende u izoluan dhe provuan të dalin nga kriza në kurriz të vendeve të tjera. Si karakteristikë tjetër e kësaj sfide është ajo që shteti për herë të parë intervenoi me programe të caktuara për ndaljen e mëtutjeshme të krizës financiare, ku deri tani nuk ishte model, traditë madje as praktikë të intervenohej në ekonominë e tregut.
Madje shkohet edhe më larg ku lindin ide, propozime, mendime nga ekonomistë të njohur botërorë dhe burrështetas, për krijimin e institucioneve ndërkombëtare si këshill ekonomik botëror, shtetëzim të përgjithshëm të bankave apo forcimin e bankës ndërkombëtare dhe fondit monetar ndërkombëtar, qëllim i të cilit do të jetë kontrolli në tregun e lire. Gjithashtu Kosova dhe regjioni nuk mund të anashkalohen nga kjo krizë financiare edhe pse pjesëmarrja e ekonomisë së Kosovës në tregjet regjionale dhe ndërkombëtare është tepër e vogël.
Megjithatë deri tani bankat komerciale kosovare kanë likuiditet të mirë, madje gjatë vitit që lamë pas depozitat janë rritur dhe kanë treguar një menagjim të suksesshëm. Megjithëse tani kjo krizë financiare reflektohet, fatkeqësisht do të thellohet edhe mëtutje në rënie të eksportit, rënie e fuqisë blerëse, në inflacion, trustin i kursimeve, te hyrat e emigrantëve, krizë sociale dhe varfëri. E veçantë e kësaj është se Qeveria e Kosovës do ta ketë të vështirë të intervenoj me programe të caktuara sikurse qeveritë amerikane dhe bashkimi evropian, për shkak se buxheti i Kosovës është i limituar./Studiues i shkencave konomike dhe pronar i një firme në Gjermani