Zef Simoni, Topi dergon mesazh ngushellimi
Presidenti i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes Simoni dhe Arqipeshkvit Metropolit të Shkodrës për ndarjen nga Jeta të Imzot Zef Simonit. "Imzot Simoni i përket atij brezi klerikësh që u persekutuan me egërsi nga diktatura", citohet ne mesazh
TIRANE-Presidenti i Republikës, Bamir Topi i dërgoi sot një mesazh ngushëllimi familjes Zef Simoni dhe Arqipeshkvit Metropolit të Shkodrës Imzot Anxhelo Masafra për ndarjen nga Jeta të Imzot Zef Simonit.
“Me hidhërim të madh mora lajmin se Imzot Zef Simoni u nda nga ne”, shkruan Presidenti i Republikës në nesazhin e ngushëllimit.
“Sot në këtë ditë lamtumire, kujtojmë se jeta e tij ishte një shembull përkushtimi ndaj fesë , atdheut dhe lirisë, e cila na bën të përkulemi me respekt para veprës së tij.
Imzot Simoni i përket atij brezi klerikësh që u persekutuan me egërsi nga diktatura e që iu kundërvunë asaj me besimin e palëkundur tek Zoti. Kontributi i tij ishte një gur themeli në rilindjen e Kishës shqiptare dhe një pasuri e madhe në zhvillimet shoqërore të këtyre viteve.
U prehtë në paqe. I përjetshëm qoftë kujtimi i Imzot Zef Simonit!” ,përfundon mesazhin e ngushëllimit Presidenti Topi.
(d.b/BalkanWeb)