PS zhvilllon sot protesta në katër qytete

Partia Socialiste pritet të zhvillojë sot protestat e saj në katër qytete njëkohësisht dhe përkatësisht në Tiranë, Lezhë, Korçë dhe Vlorë.
Mësohet në protestën që do të zhvillohet në kryeqytet do të grumbullohen qytetarët e Tiranës e të Durrësit, në Vlorë do të grumbullohen ata të Vlorës, Beratit e Fierit, në Lezhë do të protestojnë qytetet e Veriut, ndërsa në Korçë do të mblidhen qytetarë të Elbasanit, Korçës e Pogradecit.
Gjithashtu mësohet se në protestat e sotme në 4 qytetet e vendit, ndryshe nga protesta e një jave më parë do të ketë pankarta të ndryshme, ku do të denoncohet dhuna e ushtruar në 21 janar, keqqeverisja e kryeministrit Berisha dhe kërkesa për zgjedhjet të parakohshme.
Ky plan demonstratash pritet që të përdoret nga Partia Socialiste vetëm për këtë javë, ndërkohë që gjithçka për strategjinë në vijim të opozitës pritet që të diskutohet pas 4 shkurtit.