Berisha Do ndertojme 7 mije kilometra rruge deri ne vitin 2014
Qeveria miratoi dje buxhetin afatmesem 2011-2013 te cilin Kryeministri Sali Berisha nuk ngurroi ta quante si leven e Arkimedit qe do ta shnderroje Shqiperine brenda vitit 2017 ne nje vend te zhvilluar. Aktualisht Shqiperia renditet nga institucionet nderkombetare si nje vend ne zhvillim por per kreun e qeverise kapercimi i kesaj faze do te jete pas 7 vjetesh. Gjate fjales se tij Berisha preku disa nga sektoret qe mbeshtet buxheti afatmesem i tre viteve ne vijim duke filluar nga infrastruktura e deri tek mjedisi. Buxheti afatmesem qe ne miratojme mbeshtet te gjitha akset rrugore te ketij vendi nga eremi Valbona ne Konispol dhe ne zonat me jugore te ketij vendi nga Vermoshi ne Kakavije pra me kete buxhet ne finalizojme projektin e ndertimit gjate ketij mandati te 7 mije kilometrave rruge tha kreu i qeverise. Nderkaq ai nuk ka harruar premtimin e tij elektoral per vazhdimesi te politikes se rritjes se pagave dhe pensioneve duke premtuar qe masa e tyre do te kaloje me shume se dy vende te Bashkimit Europian deri ne vitin 2013. Arsimi apo shendetesia kane qene te tjera pika qe sipas Berishes mbeshteten fuqimisht nga buxheti afatmesem. Buxheti afatmesem do te mbeshtese cilesite ne arsimin shqiptar dhe do te mbeshtese fuqishem kujdesin shendetesor. Keto kohe do te ndermerret procesi i kostifikimit i percaktimit te kostove te cdo procesi procedure medikamenti nderhyrjeje ne tere sistemin tone shendetesor tha Kryeministri. Teknologjia nuk eshte lene jashte vemendjes dhe sipas kreut te qeverise tashme me futjen e teknologjise 3G i hapet rruga evoluimit te saj dhe pse jo teknologjise se brezit te katert 4G. Buxheti do te mbeshtese moshen dixhitale do te beje qe Shqiperia te kaloje qartesisht ne rritje dyshifrore mbi mesataren e BE ne moshen dixhitale vijoi ai. Lidhur me bujqesine Kryeministri ka theksuar se buxheti afatmesem 2011-2013 garanton nje mbeshtetje te plote per fermeret. Sipas tij kjo kategori do te vijoje te mbeshtetet duke ecur keshtu ne rrugen e rritjes se prodhimit vendas dhe rrjedhimisht eksporteve. Mjedisi ka qene pika e fundit ku u ndal kreu i ekzekutivit duke permendur ketu perparimin qe ka bere Shqiperia ne mbrojtjen e mjedisit duke u renditur e 23-ta ne bote.