Deshtimi i Komisionit qe kerkoi te shmangte hetimin per 3 viktimat

Dje Komisioni Hetimor per demonstraten e dhunshme te 21 janarit ku mbeten te vrare tre protestues te pa armatosur para Kryeministrise deshtoi ligjerisht. Prej dites se djeshme ky komision humbet te gjitha funksionet e tij dhe vazhdimi me tej i punes do te ishte nje ecejake pa vlere dhe rezultat.
Mjaftonte te ndiqje me vemendje dialogun e anetareve mes njeri-tjetrit ku para kamerave shpjegonin se cfare pyetjesh do i benin Kryeprokurores Ina Rama qe braktisi sallen publikisht. Nje muhabet si ne kafene qe edhe me shume i bezdisi gazetaret dhe te huajt e pranishem ne salle. Me poshte argumentet pse ligjerisht ky komision quhet i deshtuar.
1-Komisioni Hetimor u ngrit i njeanshem por gjithsesi i ligjshem sepse u votua me shumice votash. Opozita nuk mori pjese duke lene te kuptohej se ishte nje gjyq politik. Ne te gjitha rastet e tjera opozita ka marre pjese ne komision po keshtu dhe mazhoranca pavaresisht mosmarreveshjeve. Komisioni Olldashi e Ngjela jane shembujt me te mire pavaresisht rezultatit apo konkluzionit te interpretueshem.
2-Komisioni ishte i paramenduar do hetonte pucin e shtetit duke e paracaktuar qellimin rrethanat dhe shkakun. Por nje komision nuk ngrihet asnjehere duke u bere akuza nga me te rendat nga te gjitha krahet. Komisioni ngrihet me objektivitet per ceshtje madhore dhe te hartuara me se miri ligjerisht. Prokuroria eshte ende nen hetim te ceshtjes nuk ka perfunduar hetimet ashtu sikurse policia. Pa pasur keto konkluzione shkencore per ngjarjen e 21 janarit parlamenti sikurse deputetet qe jane perfaqesim politik nuk mund ti jepnin jete nje Komisioni Hetimor.
3-Komisioni ngrihej vetem nese prokuroria policia dhe SHISH-i do te dilnin me perfundimin se kishte nje grusht shteti parapergatitje apo planifikim. Nuk ka perfundime te tilla madje me keq se kaq ne mes te tragjizmit te vrasjeve u mboll komicitet me cadra me helm pistoleta thika me helm makina me eksploziv kallepe tritoli etj.
4- Refuzimi i Presidentit ishte leksion Kushtetute. Ligjerisht dje Komisioni pesoi renie ne tapet pasi vete Presidenti i Republikes e quajti antikushtetues.
5-Partia Socialiste e coi ne Kushtetuese ceshtjen e ngritjes se Komisionit Hetimor. Komisioni nuk eshte ngritur me objekt te caktuar aq me teper qe ka kerkuar te cenoje privatesine me tabulatet pergjimet dhe listen e telefonave. Gjykata Kushtetuese do te shprehet per kete kerkese te depozituar dite me pare.
6-Bahri Shaqiri injoroi Komisionin Hetimor. Duhet te ishte i fundit i guximshem per te refuzuar por e beri pothuajse i pari. Deklaroi se per ceshtje teknike nuk do merrte pjese. Dihet qe SHISH ka shperndan dhe ruan sekretet.
Siguria Kombetare eshte ceshtje parimore e rendesishme aq me pak mund te pretendohej marrja ne pyetje e ketij institucioni nga deputete amatore ne kete fushe. Por nje gje eshte e sigurt se mesazhi nga pertej oqeanit dhe Adriatikut ka qene i qarte Mos e prekni bishtin e luanit.
7-Ina Rama arsyeja me e forte qe dje la gjithe shqiptaret te kuptonin se Komisioni Hetimor eshte si nje dyqan qofte tymi ne nje lagje luksoze. Shkoi 30 minuta me vonese. Sigurisht ishte ne dileme sepse nuk mund te thyente ligjet dhe Kushtetuten shqiptare.
Por shkoi nisi raportimin u nderpre pa takt disa here dhe perfundoi duke thene se sekretet e prokurorise te hetimit nuk mund te nxirreshin pasi thyhej ligji. Iku dhe i la thate deputetet e komisionit te cilet debatuan me veten dhe njeri-tjetrin me pas duke e quajtur
te paligjshem e arrogant veprimin e Ina Rames qe ka bere pershtypje te thelle ne publik.
8- E fundit dhe per ti vene kapak. fare mblodhi komisioni nga nje jave jete Mblodhi cadrat me helm apo pistolete thikat me helm e bombat e kryeministrit gjate deshmise akuzat politike per puc informacione kafenesh.
Nuk i raportoi Kryeprokurorja refuzoi presidenti po keshtu dhe SHISH. Raportoi Policia Garda keto ne zyrat e tyre per shkaqe sigurie gjoja po keshtu raportoi ministri i Brendshem. Ky i fundit i beri prokuroret xhepista sikur te gjendej ne autobusin e linjes Kombinat-Kinostudio.
Por cfare do te beje me kete raport qe ka hartuar Komisioni Hetimor Kujt do i shkoje ky relacion