Rama: Greva nuk do të ndalet. Barrikadë e gjerë njerëzore
Jo vetëm do të zgjasë, por dhe do të përshkallëzohet greva e urisë e deputetëve socialistë dhe 180 protestuesve të tjerë. Ka qenë vetë kryetari selisë rozë ai që pak orë pas nisjes së ngujimit është shprehur se PS është e gatshme të vazhdojë zinxhirin e sakrificës.
“Kjo është një kauzë e cila e vlen këtë akt sacrifice. Kjo do të jetë një grevë urie e vërtetë, transparente, e çuar përpara me fuqinë e besimit tek kauza dhe pa asnjë thyerje të etikës së saj. Të gjithë do ta kuptojnë se greva nuk do të ndalet dhe të gjithë ne jo vetëm do ta mbështesim fuqimisht grevën nga jashtë ku jemi të qetë dhe të gatshëm për ta vazhduar zinxhirin e sakrificës” tha Rama.
Por protesta nuk do mbetet vetëm në Tiranë. “Unë u bëj apel të gjithë protestuesve të djeshëm dhe të gjithë atyre që nuk mund të jenë me ne të vazhdojnë të protestojnë dhe të përshkallëzojnë të gjithë sëbashku rezistencën tonë paqësore duke e shtrirë barrikaden njerezore ne te tërë vendin” tha Rama.
Kryetari i socialistëve ka komentuar dhe festën e demokratëve që zhvillohej njëkohësisht pak metra më tutje.
“Kam dhe pak fjalë për cirkun e turpshëm qeveritar që është disa qindra metra mbrapa nesh. është shëmbëlltyra e moralit të qeverisjes, e gënjeshtrës, e cinizmit dhe e një abuzimi të pashoq për një nje mendesie komuniste dhe një abuzimi të pashoq per nje demokraci te vertete me lirinë e njerëzve të këtij vendi” tha Rama.
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 01 maj 2010 )