Protesta do te pershkallezohet ne greve
Dhjetera mesuesve ne shkollat e Tiranes u eshte komunikuar dje shkarkimi nga puna. Mesueset te cilat u jane bashkuar protestes se kolegeve te tyre tregojne se nuk i eshte bere asnje paralajmerim. Gjate viteve te fundit ato kane punuar si mesuese me ore te plota dhe me klasa ne kujdestari. Mesueset kane protestuar para drejtorise arsimore e me pas para godines se Ministrise se Arsimit ku kane theksuar se protestat e tyre do te pershkallezohen deri ne greve urie. Ne do te vazhdojme ne protestat tona deri ne gjetjen e se drejtes sone. Ministria e Arsimit eshte shprehur se nuk ka asnje urdher nga MASH per moszevendesimin e mesuesve qe mungojne me arsye per nje ose disa dite thote nje prej mesueseve. Mesuesit ne dispozicion jane mesues te cilet kane nje kontrate te perkohshme me Ministrine e Arsimit dhe sipas udhezimit te Drejtorise Arsimore te rrethit japin mesim ne ato shkolla ku mungojne mesuesit.