E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfimi i nënës së gazetarit të plagosur: Një djalë ma larguan me forcë nga vendi, tjetri është ngujuar (VIDEO)

Share

Fatos Mahmutaj

(E PERDITESUAR)- Një djalë ma detyruan të ikë me forcë nga atdheu, djali tjetër tashmë është i ngujuar. I ngujuar jo nga gjakësi, por nga qeveria… lexoni dhe shihni të plotë rrëfimin e mamasë së Fatos Mahmutajt, gazetarit që u plagos në 21 janar 2011 në krye të detyrës.

Unë jam mamaja e gazetarit Fatos Mahmutaj që u plagos më 21 janar dhe kam marrë pjesë sot në këtë homazh, në nderim të atyre që dhanë gjak aty dhe jetën për një jetë më të mirë. Ndër këta, afër Hekuran Dedës, është plagosur edhe Fatosi im, në krye të detyrës në punë si gazetar.

Mua më është shkatërruar familja. Fatosi u detyrua të largohej dhe kërkoi strehim politik në Belgjikë. Por, kjo qeveri e poshtër, nuk i ndali plumbat karshi familjes time. Dërgoi policin civil dhe më qëlloi edhe djalin tjetër që e kisha në shkollë, në universitet, për elektronikë. Dhe unë djalin tani e kam të ngujuar. Kemi frikë, e qëlloi polici me 6 plumba kur djali jepte provimet për në shkollë dhe kthehej për në shtëpi.

Unë banoj me qera. Kërkoj që Sali Berisha të ndali plumbat se më ka shkatërruar familjen. I bëj thirrje gjithë popullit që të ngrihet se Sali Berisha nuk e meriton që të jetë kryeministër, se po na vret djemtë, po na shkatërron familjen, po na i përzë nga Shqipëria. Djali nuk i vazhdon më studimet pasi është i ngujuar. Kemi shumë frikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›