E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, del jashtë rruge benzi, vdes 1 person, plagosen 2 të tjerë

SHKODER-Një aksident automobilistik me pasojë 1 të vdekur e 2 të plagosur rëndë ka ndodhur sot pasdite në aksin Shkodër-Lezhë.

Ngjarja u shënua në vendin e njohur si Kryebushat kur një automjet tip benz AA 719 AF ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë ka gjetur vdekjen Astrit Hyka, 40 vjec ndërsa u plagosën rëndë Ilir Vajushi 39 vjec dhe Lulzim Alia.

Policia e cila ndodhet në vendgjarje po heton për shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin udhëtonte benzi.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Koplik, makina përplaset me bordurën, vdes një 42 vjeçare Tiranë, e përplas me makinë 70-vjecarin, largohet nga vendingjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›