E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e mbështetësve të PS në Vlorë, shoqërohen në polici 2 persona

Bllokimi i rrugës nacionale në Vlorë ka bërë që të shoqërohen dy persona nga policia vendore e cila tha se ata kanë konsumuar veprën penale të bllokimit të lëvizjes së mjeteve të transportit.
Festim çobo, sekretar i degës së PSD në Vlorë, Kujtim Myrto, kryetar i Sindikatës së Industrisë, dhe disa persona të tjerë, janë shoqëruar në drejtorinë rajonale të policisë në Vlorë nën akuzën e sipërpërmendur.
Ata u provua të kishin marrë pjesë mesditën e sotme në një bllokim të aksit kombëtar automobilistik në hyrje të Vlorës, duke krijuar për të paktën gjysmë ore një situatë kaotike në qarkullim.
Ditën e martë në të gjithë vendin,mbështetës të Partisë Socialiste bllokuan thuajse të gjitha akset nacionale rrugore. Në bllokimin e rrugëve shumë njerëz u përleshën mes tyre duke mos kursyer as grushtet e shkelmat mes të sharave të pafund dhe shtyrjeve, për shkak të përplasjes mbi bllokimin e trafikut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›