E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e opozitës, Rama: Nuk tërhiqemi

Eshte rikthyer serisht ne QSUT prane deputeteve dhe simpatizanteve te partise se tij qe braktisen greven per shkaqe shendetesore. Kryesocialisti Edi Rama ka konfirmuar pas vizites ne pavionin ku jane shtruar mbi 20 ish- grevist se nuk ka ndermend te terhiqet.

“U përkulem me mirënjohje të gjithë këtyre njerëzve që janë shprehja e një shpirti opozitar të palëkundur, të pathyeshëm; i një shpirti opozitar që habit shumëkënd apo që I bën disa cinikë fashistë. Ne jemi të vendosur. Ne jemi të palëkundur. Ne jemi të pathyeshëm në këtë rezistencë e cila është paqësore për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë” tha Rama.

I larguar nje dite me pare nga ngujimi i urise, deputetti Besnik Bare thote se do t’i rikthehet greves serisht.“Ndihem i fortë. U thashë edhe kolegëve të mi që do kthehem nesër, besoj, në qoftëse mjekët do më lejojnë. Trajtimin do e marr aty me shokët” tha Bare.

Jane mbi 20 greviste te shtruar ne QSUT, nderkohe numri i personave qe braktisin greven per arsye shendetesore shtohet nga ora ne ore.

Guina Hoxha

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›