E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helmimi masiv në Ballsh, pritet përgjigjia e analizave

Ministria e Shendetesise ka deklaruar se gjendja shendetësore e personave te shtruar nje dite me pare ne spitalin e Ballshit dhe te Fierit eshte nen kontrroll. Sipas saj nuk ka asnje person qe vazhdon te jete i shtruar ne spital pasi simptomat kane qene te lehta dhe te mesme, ka cituar Pellumb Pipero. Nderkohe qe ai u shpreh se behet fjale per nje gastrointerit te kufizuar, megjithate analizat do ta konfirmojne nese eshte helmim nga uji.

“Ka pasur një shpërthim me gastrointerite. është një sëmundje që ne e konsiderojmë infective akute e shkaktuar kryesisht nga marrja e ushqimeve të kontaminuara apo edhe ujit të kontaminuar. Shpërthimi ka qenë i kufizuar. Aktualisht nuk ka asnjë rast të shtruar në spital. Ka raste që marrin ndihmë mjekësore, por nuk ka raste të shtruara për me shumë se dy orë” tha Pipero.

Specialistet e Institutit te Shendetit Publik po marrin te gjitha mostrat ne terren per te evidentuar shkaktaret e rendimit te situates epidemiologjike, jo vetem nga uji, por edhe nga ushqimet pasi rastet e shfaqura i perkasin nje zone te kufizuar.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›