E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike, Patozi: Dialog në Parlament

Kryetari i deputeteve demokrate Astrit Patozi ne nje konference shtypi tha se zgjidhja qe ofron maxhoranca eshte dialog ne Parlament.

"Mos ngatërroni e aq më pak të vini shenjën e barazimit mes ofertave tona shumë serioze dhe preteksteve apo retorikës që përpiqet të ushqejë me oksigjen një kauzë që nuk ekziston. Duhet ta kemi të qartë të gjithë që gjithë kjo vorbull, dhe greva e urisë nuk ka lidhje me transparencën, por është pjesë personale politike e zotit Edi Rama. I cili humbjen e tij po e përjeton njësoj sikur Shqipëria të kishte dalë nga një luftë civile, në 28 qershor, dhe jo nga një proces normal dhe transparent", deklaroi Patozi.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›