E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kequshqyerja, problematike në Shqipëri

Kequshqyerja ne vendin tone vazhdon te jete problematike. Kjo deklarate vjen nga strukturat e shendetesise te cilat raportojne shifra ne rritje, te pacienteve ne vecanti atyre te vegjel, nga keqyshqyerja. Gazmend Bejtja thote se ne baze te nje studimi, foshnjat vuajne nga kequshqyerja, te cilat shkaktojne probleme, ne peshe dhe gjatesi. Nga studimi raportohet, se ne zonat malore, rreth 28 % e femijeve nen 5 vjec, kane nje gjatesi trupore poshte mesatares.

"Rreth 5 per qind e tyre kane nje peshe me te vogel nga ceshte e pritshmja. Rreth 19 per qind e tyre kane gjatesi te vogel per peshen dhe 9 per qind e tyre kane nje raport te peshes me gjatesine ne ate qe pritet", thote Gazmend Bejtja, drejtor i shendetit publik ne MSH.

Bejtja, shprehet se kequshqyerja vjen si pasoje e disa faktoreve, te cilat nuk jane te perqendruara vetem tek pabarazite sociale. "Nenat duhet ta ushqejne ekskluzivisht me gji femijen e tyre deri ne moshen 6 muaj, me pas fillojne ushqimet plotesuese sipas nje regjimi te caktuar", vijon Bejtja.

Mjeket thone se kur femijet jane te kequshqyer perpara moshes 2 vjec ata mund te pesojne deme te pakthyeshme mendore dhe fizike. Nje nga nderhyrjet me te shpejta, te ministrise se Shendetesise, do te jete projekti per 5 rrethe te veriut dhe dy bashki peri-urbane ne Tirane, per permiresimin e ushqyerjes tek femijet 0-3 vjec.

Edlira Sulejmani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›