E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë/ Pranga zyrtarit të Drejtorisë së Burgjeve

Drejtoria e krimit ekonomik të qarkut të Lezhës ka vënë në pranga zyrtarin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Artur Brahja 49 vjeç, me detyrë shef i auditit të brendshëm në drejtorinë e Burgjeve është denoncuar nga një qytetar për marrje ryshfeti dhe korrupsion dhe më pas është arrestuar nga policia e Lezhës.
Sipas informacioneve Brahja i kishte kërkuar denoncuesit para në këmbim të një vendi pune në Burgun e Shënkollit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›