E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e opozitës, Xhixho: Revolta qytetare ndaj skandaleve ishte e qartë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, theksoi se protesta e djeshme e opozitës tregoi revoltën e qytetarëve ndaj qeverisë.

Ajo tha se pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në këtë protestë ishte shenjë e revoltës popullore ndaj skandaleve që kanë përfshirë vendin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ditën e djeshme u zhvillua një protestë kombëtare, një protestë në numra më të mëdhenj. Çfarë solli ndryshe?

Xhixho: Ishte një protestë e jashtëzakonshme, me pjesëmarrje të madhe. Pjesëmarrja tregonte revoltën ndaj kësaj qeverie. Mesazhi i qartë ishte padyshim se, pas skandaleve, sot vijojmë si një shtet jashtë çdo standardi europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›