E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 Janari, Berisha i kujton Ramës mesazhin e 23 Janarit

Tiranë Kryeministri Sali Berisha ka folur me tone shumë të ashpra ndaj kreut të opozitës Edi Rama, kur  i është referuar ngjarjes së 21 Janarit.

Ajo ishte një ngjarje që synoi të permbysë me dhunë një qeveri legjitime, një ngajrje e cila në një akt të pandodhur 8 dekdat e fundit, u perpoq të instalonte një juntë të një grushti njerëzish që mandatet e dyta t’i bazonin mbi dhunën. Edi Rama po flet gjithë këto ditë për këtë ngjarje. Dua t’i them zotit Rama këto si vijon:

Mesazhi që të kam dërguar më 23 Janar 2011 është dhe do të mbetet për mua sa të jem në politike, i pandryshuar. Mund të derdhësh lotë krokodili, mund të bësh çdo gjë, por harroje, se vetëm mesazhi i 23 Janarit i ka të gjitha ato qe duhet brenda. Nuk kam ndërmend të shkoj më tutje. Një proces është në vazhdim. Gjer sot nuk ka asnjë hetim për organizatorët e tij, nuk ka hetim për mandatprerët që donin me dhunë një mand të dytë. E garantoj se ngjarja do të hetohet. Ata që mendojnë se do ta kalojnë këtë pa hetim mashtrojnë veten. Por çfarë mesazhi i ka dërguar Berisha Ramës më 23 Janar, pra vetëm dy ditë pas sulmit të dhunshëm mbi kryeministri dhe vrasjes së katër protestuesve të opozitës?

Nuk do të ketë një herë të dytë. Të garantoj se çdokush rreth teje eshte i amnistuar, por ti jo. Do të jesh përgjegjës për gjithçka, nese nuk protestohet paqësisht.

Ky ishte kërcënimi publik që Rama mori nga Berisha dy ditë pas demonstratës dhe në vigjilje të një tjetër proteste që kishte paralajmëruar opozita.

Para se të mbërrinte tek këto deklarata kërcënuese ndaj Ramës, Berisha iu referua 21 Janarit, jo me ngjarjen e rëndë para kryeministrisë, por si dita e Kongresit të Lushnjes. 21 janari 2011 nuk mund ta errësojë Kongresin e Lushnjes tha Berisha ndërsa deklaroi se gjatë vitit 2012, viti i 100 vjetorit të pavarësisë, duhet të rishikohet historia e Shqipërisë.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Rama në Twitter: Shteti ligjor nuk funksionon, pa u zbardhur 21 janari Tiranë- Menjëherë pasi kryeministri Berisha bëri bilancin vjetor të qeverisë...
  2. Berisha në panair: E shmanga qëllimisht librin e Ramës Tiranë- Vizitë selektive ka qenë ajo e kryeministrit Sali Berisha...
  3. Viktimat e 21 janarit, Rama viziton familjen e Hekuran Dedës Tiranë- Kryetari i socialistëve Edi Rama ka vizituar sot familjarët...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›