E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e të rinjve: Nuk jemi fatosa, jemi studentë

Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Shkencave Sociale protestuan para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke kërkuar vënien në dispozicion të mjediseve të përshtatshme për mësimdhënie. Studentët protestues vendosën te dera e institucionit disa thasë me shenjë valute euro-dollarë dhe lek, të cilët simbolizonin paratë e paguara në taksa nga studentët.

Vetëm studentët e Shkencave Sociale paguajnë rreth 50 milionë lekë në vit. Studentët mbanin gjithashtu një parullë të madhe, ku shkruhej: "Nuk jemi fatosa, jemi studentë". Nga ana tjetër, ministri Fatos Beja, ndonëse i pranishëm në ambientet e ministrisë, nuk pranoi të takonte një përfaqësi nga protestuesit.

Studentët ishin shumë të revoltuar për shkak se u rrezikohej viti akademik. Këtë rrezik e konfirmuan edhe pedagogët e pranishëm. Ata shtuan se gjatë këtyre javëve studentët kanë humbur gjithçka që mund të kishin përfituar nga ndjekja normale e studimit, si dhe kanë mbetur pas fakulteteve të tjera me programin dhe progresin mësimor.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›