E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ekonomike ne Kine

Vala e revoltave si pasojë e ngadalësimit të rritjes ekonomike po shkakton një valë revoltash edhe në vendin më të suksesshëm të dekadës së fundit, Kinën.

Me mijëra punëtorë të një fabrike këpucësh në Dongguan, në provincën e Guangdongut, u përballën me policinë në kërkim të pagave më të larta.

18 punëtorë janë hequr nga puna gjateë kësaj jave, së bashku me shkurtimin për pagesat për orët jashtë orarit, si rrjedhojë e rënies së kërkesës për prodhimet e fabrikës në tregun ndërkombëtar.

”Protestat vazhdojnë të jenë të pranishme, edhe pse nuk mund të zhvendosen në rrugët e qyteteve, pasi diçka e tillë pengohet rreptësisht nga policia”, u shpreh një punëtor.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, lëvizja aktuale është më e fuqishmja, që prej revoltave të punonjësve në verën e vitit 2010.

Ekonomia e Kinës u shndërrua në ekonominë e të dytë më të madhe në botë gjatë këtij viti, pas një rritje në dy dekadat e fundit.

Ndërkohë që në vend, ekzistojnë ndarje të mëdha midis të pasurve dhe të varfërve, ndërsa standardi i jetesës mbetet relativisht i ulët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›