E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj Buxheti 2012 realist zgjerim i sistemit te Arsimit te Larte

Një buxhet realist e ka cilësuar ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, projektbuxhetin e vitit 2012. Për MASH në pr/buxhet është planifikuar 38.93 miliardë lekë, ose 2.8 për qind e PBB-se.

Tafaj theksoi se "këto fonde do të shërbejë për modernizimin e arsimit parashkollor, rikonstruksionit dhe ndërtimit të kopshteve dhe pajisjes me baze materiale didaktike. Rritje e mëtejshme e cilësisë se mësimdhënies, me qellim qe, deri ne vitin 2020 te arrihen standardet e vendeve te BE. Rritje dhe zgjerimi i kërkimit shkencor në Shqipëri bazuar ne treguesit e OECD; ku pjesa e shpenzimeve publike ne vitin 2011 te arrije 0,35 % te GDP”.

"Pr/buxheti do të shërbejë për zgjerimin e sistemit të Arsimit të Lartë përmes rritjes te se pranuarve nga shkollat e mesme me 5%; dyfishimi i studenteve në degët e TI, hapjes se rreth 30 kurrikulave te reja te MP/Msc dhe 10 programeve studimi ne PhD, shtimit te studenteve ne TI dhe inxhinieri me 10%, shtimin me 5% te numrit studenteve ne ciklin e dyte", theksoi Tafaj, duke ftuar edhe opozitën të votojë këtë pr/buxhet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›