E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutohet me plumb pas koke oficeri i policise

Ekzekutohet komandanti i grupit te gatshem po ndiqte nje te kerkuar. Oficeri Roland Likaj gjendet i vrare me plumb pas kokes. Policia e Vlores Autori eshte i rrezikshem po hetojme ne rrjetin e droges

Komandanti i Policise se Rendit ne Vlore gjendet i vrare me plumb pas koke ne ane te veshit. Roland Likaj 43 vjec kishte lajmeruar pak minuta me pare koleget se ishte vene ne ndjekje te nje personi te rrezikshem. Nuk dihen arsyet pse ai ka vepruar vetem ne kete operacion por ishin koleget e tij ata qe e gjeten me koke te varur ne timonin e makines se tij.

Ngjarja

Xhami i automjetit ishte gjysme i hapur ndersa viktima ishte qelluar me nje plumb ne rreze te veshit te majte. Autoritetet e policise vendore te shqetesuar menjehere pas ketij lajmi jane mbledhur per te analizuar situaten. Asnje nuk ka ditur se cilin person po ndiqte Likaj por nga hetimet e ngjarjes mendohet se autori eshte nje vrases profesionist dhe se pikerisht ky eshte edhe personi qe komandanti i policise po e ndiqte per ta kapur. Sapo eshte kryer keqyrja e vendit te ngjarjes forcat e Policise se Vlores kane krehur te tere zonen dhe shoqeruan ne polici dhjete persona. Te gjithe keta kane pasur kontakte ose kane qene ne konflikt me oficerin e policise. Burime te besueshme nga policia bejne te ditur se shoqerimi i tyre ka ndihmuar ne zbulimin e identitetit te individit ne ndjekje nga Likaj por gjithcka mbahet sekret per shkak te hetimit. Te dhenat e deritanishme tregojne se vrasesi dyshohet te jete pjesemarres ne trafikun e droges dhe duhet te jete zbuluar nga Likaj sikurse nuk jane perjashtuar pistat e hetimit referuar dyshimeve per oficerin e policise i cili ka vepruar i vetem. Nje zyrtar i Policise se Vlores tha se eshte i dyshimte fakti qe ai nuk ka sinjalizuar asgje mbi te dhenat per te kerkuarin.

Hetimi

Nisur nga kjo deshmi para se te vritej Policia e Vlores ka rifreskuar edhe nje here skeden me personat ne kerkim per cdo lloj krimi. Kjo per te mundesuar sadopak te dhena mbi vrasesin . Nga ana tjeter Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit jane alarmuar sapo jane njohur me krimin. Autoritetet perkatese kane leshuar ultimatum per kapjen e autorit dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. Likaj mbahej si oficer policie qe kishte shume njohje dhe informacion per situaten ne Vlore sikurse mbante lidhje me informatore qe i afronin te dhena per ceshtje te ndryshme apo ngjarje ne territorin e jugut.

Kush ishte Likaj

Roland Likaj ishte diplomuar ne Akademine e Rendi dhe deri ne vitet 90 ka punuar si oficer policie ne sektorin e kufirit. Per shume vite ai ka qendruar ne lirim dhe eshte rikthyer ne polici ne vitin 1998. Gjate kesaj periudhe ai ka emigruar dhe eshte marre me biznese te ndryshme private. Nga viti 2008 ai ka mbajtur detyren e komandantit te grupit te gatshem ne Policine e Vlores. Eproret e tij thane dje se Likaj dallohej nga te tjeret madje per rezultatet ne pune ai eshte shperblyer disa here. Deri ne mbremje vone policia ka kontrolluar tere territorin e Vlores. Ne operacion kane marre pjese edhe forcat speciale sikurse gjate tere dites ka pasur postblloqe ne hyrjet e daljet e qytetit.

Vrasja sipas policise

Ngjarja ndodhi naten e kaluar ne nje nga rrugicat e lagjes ole. Viktima eshte Roland Likaj oficer policie dhe ishte ne patrullim se bashku me 5 police te tjere. Sipas kolegeve te tij ai eshte shkeputur nga grupi per te marre automjetin e tij privat ne afersi te gjykates dhe me pas eshte drejtuar ne lagjen ole ku ishin edhe koleget e tij. Gjate rruges ai ka komunikuar me ta duke thene se kishte pare nje te dyshuar qe levizte ne rruget e lagjes problematike. Pak minuta me vone oficeri ka shkeputur lidhjet me koleget e tij te cilet pasi nuk moren pergjigje ne radio nisen kerkimin. Rreth ores 300 te mengjesit ata e gjeten oficerin e policise pa jete mbi timon i qelluar me nje plumb pas veshit.

50 milione per kedo qe jep informacione

Policia e Vlores ka vene ne dispozicion 50 milione leke ne kembim te informacionit mbi vrasjen e policit te vrare gjate nates se shkuar. Roland Likaj efektiv policie eshte qelluar me arme zjarri ne koke ndersa ishte me sherbim gjate oreve te nates. Mesohet se 43-vjecari qe sherbente ne Policine e Shtetit te kete qene ne ndjekje te nje personi qe dyshohej si i kerkuar ne rrugicat e lagjes 1 Maji por nuk ka mundur dot ta kapte per shkak te erresires ne zone. Oficeri ka komunikuar me sallen para se te qellohej ku ka informuar dhe per situaten. Kane qene me pas kolege te tij qe e kane marre ne telefon por nuk ka pasur pergjigje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›