E Diel, 1 Nëntor 2026

PDK: Sigurimsa ne administrate

TIRANE - Demokristianet akuzojne rende mazhorancen aktuale, duke e cilesuar ate nje zgjatim te diktatures. Nderkohe qe ai nuk ngurron te deklaroje se administrata e larte shteterore eshte e mbushur me eksponente te diktatures dhe ish-bashkepunetore te Sigurimit te Shtetit. "Moszbatimi i ligjit per demshperblimin e ish-te denuarve politike na ben te dyshojme se ne ende qeverisemi nga zgjatime te diktatures, te cilet ende udhehiqen ne punen e tyre nga filozofia e urrejtjes klasore dhe e luftes se klasave. Per fat te keq keto dyshime i perforcon fakti qe ne administraten e larte shteterore dhe ne institucionet e kryesore te shtetit pothuajse nuk ka perfaqesues te kesaj shtrese, nderkohe qe ato jane te mbushura me individe me te shkuar te dyshimte, eksponente te diktatures, ose ish-bashkepunetore te policise politike - Sigurimit famekeq te Shtetit", ka deklaruar dje ne nje konference per shtyp sekretari politik i PDK, Lazer Stani. Sipas tij, pervec demshperblimit financiar per vitet e vuajtjes se padrejte, shoqeria shqiptare dhe ne vecanti maxhoranca e djathte duhet te investoje me shume per integrimin e plote te kesaj shtrese ne jeten politike dhe publike. "Eshte rasti te kujtojme se edhe i vetmi minister qe vinte nga kjo shtrese, kryetari i PDK-se z. Nard Ndoka u largua nga qeverisja pas asnje argument dhe ne shkelje te hapur te marreveshjes se nenshkruar midis partise tone dhe PD-se", tha Stani. Ai ka fajesuar qeverine, pasi sipas tij, edhe pse kane kaluar tre vjet qe maxhoranca e djathte eshte ne pushtet, ajo nuk ka marre asnje mase dhe nuk ka parashikuar asnje fond ne buxhet per demshperblimin e kesaj shtrese, ne perputhje me ligjin e miratuar nga Kuvendi per kete ceshtje. "Pavaresisht premtimeve elektorale, te perseritura ne cdo fushate zgjedhore, qeverite shqiptare, kane ndjekur te njejten politike bojkotuese ndaj kesaj shtrese", tha Stani. E cila sipas tij, u burgos, u mbyll ne kampet e tmerrshme te punes, u persekutua egersisht nepermjet luftes kriminale te klasave dhe shume prej perfaqesuesve te saj u ekzekutuan, ose vdiqen burgjeve dhe kampeve te punes se detyruar. Ai e ka vleresuar cinik, demagogjik dhe te papranueshem projektin e bere publik nga Ministria e Financave, sipas te cilit ish-te denuarit politike do te demshperblehen respektivisht me nga dhjete milione dollare ne vit, ne periudhen 2009 - 2011. "Ne gjykojme se, pasi demshperblimi i ish-te denuarve politike u la ne harrese te plote per tre vjet, qeveria nepermjet ketij projekti demagogjik, kerkon te manipuloje serish me shtresen e ish-te denuarve politike ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare", eshte shprehur sekretari politik i PDK. I cili ka paralajmeruar se Grupi parlamentar i Partise Demokristiane me te filluar sesioni i ri parlamentar, do te therrase ne interpelance Ministrin e Financave, dhe do te kerkoje zgjidhjen e menjehershme te ceshtjes se demshperblimit te ish-te denuarve politike. Sipas tij, PDK nuk mund te pranoje qe demshperblimi i ish-te denuarve politike t'i lihet si detyre e pakryer qeverise qe do te dale nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke paralajmeruar se kjo shtrese do te jete ajo qe do te percaktoje dhe balancat politike ne keto zgjedhje.

Akuzat

Nuk jane vetem demokristianet ata qe kane akuzuar kete mazhorance dhe ne pergjithesi politiken shqiptare se ne perberje te saj ka bashkepunetore te ish-Sigurimit te Shtetit. Ka qene anetari i kryesise se PD, Aleksander Biberaj, ai qe dhe me statusin e zv.presidentit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, ka kerkuar hapjen e dosjeve te Sigurimit te Shtetit dhe pastrimin e politikes shqiptare nga njerez te implikuar dhe me dosje.

Afati

Ne shtator eshte lene dhe miratimi i ligjit per hapjen e dosjeve, i kerkuar me force dhe nga Keshilli i Evropes, ne kuader te zbardhjes se krimeve te komunizmit ne tere Evropen Lindore. Miratimi i nje ligji te tille do te qetesonte sadopak dhe plaget e ish-te perndjekurve politike, te cilet me shume se te gjithe provuan ne kurrizin e tyre dhe te familjareve te tyre peshen e rende te diktatures komuniste. Kjo do te zbardhte perfundimisht dhe krimet ne Shqiperi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›