E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Kina, ndryshime befasuese, jane ruajtur hapesirat e gjelbra

PEKIN- Vleresime te forta per perparimin e ekonomise kineze ka shfaqur kryeministri Berisha dhe ne nje interviste ne nje radio kineze. "Mikpritja kineze eshte e persosur, por mendoj se po ne kete lartesi jane te gjitha terrenet, i gjithe organizimi dhe trajtimi, pra, cdo gje ecen me nje persosmeri te vertete," u shpreh Kryeministri, gjate intervistes per Radio Kina Internacional (CRI), te perkthyer ne 43 gjuhe te botes. Kryeministri vleresoi zhvillimin dhe ndryshimet qe Kina ka pesuar, duke i konsideruar ato befasuese. "Une i ndjek me shume vemendje zhvillimet ne vendin tuaj te madh. Kina po perfaqeson sot eksperimentin me te madh te ndryshimit ne bote dhe ne kete kontekst, gjej gjithmone ndryshime befasuese ne cdo udhetim timin. Por dua te theksoj nje moment shume te rendesishem. Admirova edhe perpjekjen e urbanisteve te Pekinit per te ruajtur hapesiren e gjelber. Ndertime ultramoderne, gradacela te shumta, por edhe hapesira e gjelber, jetike per qytetaret, m'u duk e ruajtur dhe e fuqishme."

Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon nje vizite ne Kine, nje dite me pare ishte i pranishem ne ceremonine e hapjes se Lojerave Olimpike "Pekin 2008". Para hapjes se Olimpiades, Kryeministri Berisha ka pershendetur, ne nje pritje ne seline e ambasades shqiptare ne Pekin, ekipin olimpik shqiptar, pjesemarres ne keto Lojera.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›