Tirane policia bllokon 500 motore per mungese dokumentacioni

Rreth 500 motorë janë bllokuar në aksionin e policisë që pasoi pas tetativës së grabitjes me pasojë vrasjen e Fatbardha Tafës, në afërsi të lulishtes tek ish fusha e aviacionit.
Motorrët janë bllokuar kryesisht për mungesë të dokumentacioneve, targave dhe mjeteve të tjera identifikuese.
Sipas policisë shkak për aksionin u bë përdorimi i motorëve për grabitjet në rrugë, si edhe për t’u larguar nga vendgjarja në rastet e krimeve të rënda.
Në aksionin për bllokimin e motorëve që lëvizin pa dokumentacionin përkatës morën pjesë të 6 komisariatet e Tiranës dhe shërbimet e Policisë Rrugore.
Sipas specialistëve të policisë, aksioni ka dhënë rezultatet e para që në fundgushtin dhe në ditët e para të shtatorit.
Sipas të njëjtit burim ka rënie të konsiderueshme kriminaliteti i vjedhjeve në rrugë, ndërsa edhe në rastet që ka ndodhur policia e ka patur më të lehtë për të identifikuar mjetin dhe autorin.
Dokumentacionet e motorrëve të bllokuar pritej të rivlerësoheshin nga oficerët e policisë rrugore, ata që kanë mungesa të theksuara do të dërgoheshin në pikën e bllokimit, dhe mjetet paq dokumentacion përkatës do sekuestroheshin dhe konfiskoheshin.