E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta kundër reformës së Berluskonit në drejtësi

Itali

Me qindra veta kanë protestuar në kryeqytetin italian, Romë, kundër reformës në drejtësi të planifikuar nga Kryeministri Silvio Berluskoni. Me ndryshimet në ligj, Berluskoni kërkon të mbrohet nga proceset gjyqësore kundër tij, deklaruan demonstruesit. Kështu, një gjykatë italiane hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të Kryeministrit për pezullimin e gjyqit të tij për korrupsion, por e shtyu atë për në 26 mars. Ky vendim pason atë të dhënë nga Gjykata e Kasacionit në Romë. Ajo të enjten tërhoqi dënimin për avokatin britanik, për shkak të skadimit të afatit. Avokati mendohej se kishte marrë ryshfet nga Berluskoni për të mos nxjerrë emrin e tij. Sipas Gjykatës së Romës, afati i gjykimit të kësaj çështjeje të nisur që në vitet ‘90 kishte skaduar. Kjo i ka bërë avokatët e Berluskonit të mendojnë se edhe akuzat ndaj tij mund të hidhen poshtë për të njëjtën arsye.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›