E Diel, 1 Nëntor 2026

Stoku i kredisë u shtua me 32 milionë euro

Janari

Stoku i përgjithshëm i kredive të dhëna në ekonominë shqiptare arriti në 444 miliardë lekë, (rreth 3.22 miliardë euro) në fund të muajit janar, duke u rritur me 4.4 miliardë lekë ose rreth 32 milionë euro në krahasim me dhjetorin. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në janarin e vitit 2009, stoku i kredisë qe shtuar me 6.3 miliardë lekë. Shumica dërrmuese e shtesës erdhi nga kreditë e dhëna për biznesin në euro. Biznesi ka shtuar huamarrjen për të mbuluar nevojat e veta për likuiditet për shkak të krizës. Pavarësisht këshillave të shumta të Bankës së Shqipërisë, pothuajse e gjithë kredia e dhënë gjatë janarit qe në euro. Stoku i kredive të dhëna për klientët individualë në euro u rrit me 4.2 milionë euro ndërkohë që stoku i kredive në lekë të dhëna për këtë kategori pësoi ulje.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›