Protesta me e madhe kunder Putinit

Ne demostraten me te madhe te zhvilluar ne Moske qe prej dekadash moren pjese diten e shtune 10.12.2011 me shume se 100 mije vete qe protestojne kunder falsifikimit te zgjedhjeve parlamentare. Rreth 80 mije vete u mblodhen te shtunen pasdite ne sheshin Bolotnaja ne afersi te Kremlinit bern te ditur disa agjenci te lajmeve duke iu referuar organizatoreve. Pas fillimit te manifestimit mijera te tjere u derdhen ne vendin e takimit. Policia foli per 25 mije demostrues.
Shume arrestime Bildunterschrift Protesta ne Rusi
Protestat e te shtunes nisen ne lindje te Rusise dhe ne Siberi. Ne qytetin Vladivostok opozitaret u mblodhen ne zonen e portit. Edhe ne Shen Petersburg njerezit dolen ne rruge. Policia speciale OMON i shperndau demostruesit sepse nuk kishin marre lejen e grumbullimit. Policet futen dhjetera opozitare ne autobuzet qe ndodheshin ne pritje. Edhe ne Perm ne Urale dhe ne abarovsk ne Lindjen e larget u bene njoftime per shume te arrrstuar. Gjate protestave te zhvilluara pas zgjedhjeve jane arrestuar gjithsej 1600 persona.
Kerkesa per zgjedhje te reja Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta ne Rusi
Ne Moske demostrata e kundershtareve te Putinit u zhvillua pa incidente. Te gjitha grupet e moshes dhe shtresave ishin te perfaqesuar ne demostrate raporton nje reporter i agjencise gjermane te lajmeve dpa. Shume pjesemarres kishin lidhur kordele te bardha ne krahe dhe mbanin ne duar lule te bardha. Ne pankarta ata kerkonin doreheqjen e kryeministrit Vladimir Putin dhe lirimin e te gjithe te burgosurve politike si dhe te ish- menaxherit te naftes Michail Chodorkovski.
Krah flamurit te kuq te komunisteve dhe flamurit imperial trengjyresh zi-kuq- bardhe u pane edhe shume flamuj ngjyre portokalli te levizjes solidarnost kritike e regjimit. Rusia pa Putinin dhe turp bene thirrje ata qe mbajten fjalime. Edhe ultranacionalistet moren pjese ne protesta. Opozita akuzon Kremlinin fallsifikime te zgjedhjeve. Thirrjet per zgjedhje te reja jane te forta.
Autor Aida Cama /dpa afp
Redaktoi Bahri Cani
Aida Cama