E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta në Algjeri, për më shumë liri dhe të drejta

Forca të shumta të policisë algjeriane kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, për të parandaluar një protestë që është lajmëruar nga opozita për ditën e sotme. Megjithëse autoritetet nuk kanë dhënë leje për zhvillimin e protestës, opozita dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend të tërhiqen dhe se do të marshojnë në rrugët e qytetit. Edhe Algjeria, si vende të tjera të rajonit po zhvillon protesta për më shumë liri dhe të drejta.

Ditën e djeshme policia ndaloi disa një tubim, i cili donte të festonte rënien nga pushteti të Presidentit Egjiptian Mubarak. Korrespondenti i BBC në Algjeri, ka thënë se autoritetet duan të shmangin cdo protestë të ngjashme me ato në Tunizi dhe Egjipt.

Ndërsa një përfaqësues i opozitës tha për agjensinë Reuters se kjo do të jetë një ditë e madhe për demokracinë në Algjeri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›