Lidhja Arabe: Demokraci dhe reforma të reja

Sekretari i Përgjithshëm i lidhjes Arabe ka komentuar situatën në Egjipt. "Tashmë objektivat e Egjiptit duhet të jenë reformat dhe demokracia, një kushtetutë e re dhe zgjedhje të lira. Për këtë duhen të paktën 6 ose 7 muaj", ka thënë Mousa, duke shtuar se roli i tij në të ardhmen nuk është temë e ditës.
Këto komente ai i ka bërë në një lidhje telefonike për CNN, ku ka folur për ditën historike të popullit egjiptian dhe për të gjithë botën arabe.