Anullohet mbledhja e Këshillit bashkiak, reagojnë të majtët

Anulohet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e cila ishte parashikuar të mbahet rreth orës 18:00 të ditës së sotme. Ndonëse mbeten të paqarta arsyet e shtyrjes së kësaj mbledhje, mësohet se inspirimi ka ardhur pasi një pjesë e këshilltarëve kanë paraqitur arsye shëndetësore për mospjesmarrjen në mbledhje.
Lidhur me këtë i menjëherëshëm ka qenë reagimi i këshilltarëve të majtë, me në krye Arben Dalipin, të cilët janë ankuar për anulimin e mbledhjes së parashikuar për tu mbajtur sot, duke argumentuar se Basha s`kishte kuorum, ndaj dhe anuloi mbledhjen. Po sipas këshilltarëve socialistë mbledhja e Këshillit bashkiak u anulua pa asnjë arsye dhe pa asnjë njoftim zyrtar
“Lulzim Basha nuk ka shumicën prandaj dhe anuloi mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Maxhoranca humbi sot në Këshillin Bashkiak, mbledhja nuk duhej të anulohej” -u shprehën të majtët.