E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev. Epilogu i votimeve nuk është caktuar paraprakisht

Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev, ka deklaruar se fati i zgjedhjeve në Rusi nuk është i paracaktuar, nga vendimi i tij për tërheqje në favor të Vlladimir Putinit.

Në një intervistë për mediat, Medvedev theksoi se do të jenë njerëzit do ata të cilët do “të vendosin nëse e mbështesin një forcë të veçantë politike apo jo”.

Në Kongresin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, më 24 të këtij muaji, Dimitri Medvedev tha se ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në muajin mars dhe e propozoi Putinin, që aktualisht është kryeministër, që të garoj për president.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›