E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportet: Zëdhënësi i Muamer Gadafit është kapur

Raportohet se zëdhënësi i liderit të përmbysur të Libisë, Muamer Gadafi, është kapur.

Komandantët e Këshillit Tranzicional Kombëtar (KTK) të Libisë, thanë se zëdhënësi Musa Ibrahim, është kapur afër qytetit Sirte, që është vendlindja e Gadafit.

Ata theksojnë se Musa ishte i veshur me rroba femrash.

Lajmi për kapjen e tij erdhi në periudhën kur forcat e qeverisë së përkohshme të këtij vendi, që është KTK-ja, ka rimarrë kontrollin e aeroportit në Sirte, por ka shqetësime se civilët janë bllokuar në këtë qytett të rrethuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›