E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkins: Al-Kaida në Irak është dobësuar shumë

Gjenerali i lartë amerikan, Dejvid Perkins, ka deklaruar se grupet e afërta me Al-Kaidën në Irak janë dobësuar shumë.

Gjenerali Perkins, që është komandant i forcave amerikane në pjesën veriore të Irakut, tha se Al-Kaida, e ka vështirë të gjej para dhe të bëjë rekrutime nga jashtë.

Duke pasur mungesë të fondeve, al-Kaida në Irak po bënë vjedhje, plaçkitje dhe krime të tjera, tha Perkins, dhe vlerësoi se tani rrjeti Al-Kaida në Irak është më tepër “ndërmarrje kriminale se sa grup terrorist”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›