Thirrjet për përmbajtje në raportet Turqi- Izrael

Pas rritjes së tensioneve lidhur me flotat ndihmëse për në Gaza, administrata e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje për qetësim Izraelit dhe Turqisë.
Departamenti amerikan i shtetit theksoi rëndësinë që të përmbahen të dyja palët dhe të shmangen veprimet apo retorika provokative.
Zëdhënësja, Viktoria Nuland, bëri të ditur që mesazhi në fjalë u ështe dërguar zyrtarëve turq dhe atyre izraelitë. Shqetësimi është rritur pas deklaratave të fundit të autoriteteve turke, të cilët paralajmëruan dërgimin e anijeve ushtarake si anije përcjellëse për flotat ndihmëse që do të shkonin në të ardhmen në Gaza.
Një veprim i tillë, sipas Izraelit, do të ishte “kërcënues dhe serioz”.