Protesta të forta në Egjipt për largimin e diplomatëve izraelitë

Ata kanë kërkuar që të dëbohen nga vendi përfaqësuesit diplomatik të shtetit hebre. Protestuesit mbanin në dorë pankarta në mbështetje të kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoan.
Protestuesit kërkojnë mbylljen e ambasadës së Izraelit në Kajro. Ata u mblodhën pas lutjes së të premtes në sheshin “Tahrir”, për të kërkuar reforma të shpejta politike dhe më pas u nisën në drejtim të ambasadës izraelite, ku kanë shembur muret e ndërtesës.
Rreth 30 persona kanë hyrë në zyrat e konsullatës, por përfaqësuesit izraelitë thanë se protestuesit nuk kishin hyrë në zyrat kryesore. Mësohet se protestuesit kanë hedhur dokumente nga dritaret e ndërtesës, ku sipas medieve egjiptiane kishte edhe materiale konfidenciale. Forcat e sigurisë ndërhyn me gaz lotsjellës, por protestuesit hodhën bomba me benzinë dhe gurë në drejtim të policisë.
BBC-ja bën të ditur se janë dëgjuar të shtëna me armë, ndërsa mësohet se tre persona kanë mbetur të lënduar. Presidenti i shteteve të Bashkua të Amerikës, Barak Obama, kërkoi nga Egjipti që të mbrohej ambasada izraelite atje, pas shqetësimit që Tel Avivi kishte paraqitur në Uashington. Ambasadori izraelit Yitzhak Levanon, familja e tij dhe zyrtarë të tjerë të ambasadës kanë qenë duke fluturuar jashtë vendit në bordin e një avioni ushtarak, raportoi TV shtetëror egjiptian.
Megjithatë, Reuters thotë se konsulli izraelit është duke qëndruar në Kajro për të mbajtur misionin. Kryeministri egjiptian Essam Sharaf, ka thirrur ekipin e krizës të kabinetit të tij, ndërsa Ministria e Brendshme ka vënë forcat e policisë në gatishmëri./S.Ll/Start/
2011-09-10 09:02