E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia me kryeministër ose president shqiptar!?

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka deklaruar se në të ardhmen e afërt, mund të ndodhë që Maqedoninë ta drejtoj një kryeministër apo president shqiptar.
 

“Është shumë normale që pas disa viteve, të bisedohet për kryeministër ose president të shtetit. Mendoj se është e rëndësishme që të dërgohet një mesazh, vecanërisht tek qytetarët maqedonas se ky shtet është edhe i shqiptarëve”, është shprehur Ahmeti për mediat maqedonase.
 

Sipas tij, Maqedoninë të gjithë duhet ta ndërtojnë, ta ndjejnë si të veten e ta respektojmë, “sepse qëllimi jonë i përbashkët është që në këtë shtet të jetojmë së bashku”.
 

Ahmeti ka përmendur rastin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes të cilën e drejton një kuadër shqiptar nga radhët e BDI-së.
“Ndoshta, para disa viteve nuk mund të paramendohej që një shqiptar të jetë Ministër i Mbrojtjes. Por ja që edhe kjo ndodhi. Nuk dua të parashikoj se çfarë do të ndodhë pas 4-5 viteve, por gjithçka do të varet nga zhvillimet e proceseve politike në shtet dhe dialogut mes partnerëve politik”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›