E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Pacolli, me të kaluar të dyshimtë

“Biznesmen i diskutueshëm me lidhje të dyshimta nga e kaluara”, është cilësimi që i kanë bërë Behxhet Pacollit, Zyra Amerikane në Prishtinë, në kabllogramin dërguar Departamentit të Shtetit, në vitin 2006, kur ai themeloi partinë e tij AKR. Kabllogrami i datës 11 nëntor 2006 e nënshkruar nga shefja e dikurshme e Zyrës Amerikane, Tina Kaidanow, e bërë publike nga Wikileaks, raporton për konventën e parë të AKR-së, të mbajtur më 26 tetor 2006, si një shfaqje të stilit autokrat të Pacollit, që pretendon të ngrihet në politikë përmes parave që ka dhe premtimeve për vende pune dhe zhvillim ekonomik.
 

Kaidanow, shton se Pacolli përballet me dyshimet e mëdha që kanë shumë kosovarë ndaj tij, për shkak të lidhjeve nga e kaluara me Rusinë dhe Slobodan Milosheviçin.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›