E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta ne Nju Jork Te pushtojme Wall Street

Dhjetëra persona janë arrestuar nëNju Jork pasi janë rikthyer protestat me sloganin e “Të pushtojmë Wall Street”. Mediat amerikane e kanë cilësuar si thjesht një armëpushim pauzën dimërore të të indinjuarve, ndërsa janë rikthyer për të shënuar dhe 6 mujorin e protestave, të cilat me shumë vrull u përhapën në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe jo vetëm.
Protestuesit kanë rimbushur parkun Zucchotti nga ku qindra vetë u dëbuan në muajin nëntor. Si pasoje dhjetëra vetë përfunduan në pranga, ndërsa tre gra u plagosën. Në protestë mori pjesë edhe regjizori Majkëll Mur. Lëvizja “Te pushtojme Nju Jorkt” filloi në muajin shtator në parkun Zucchoti të Nju Jorkut si protestë kundër kapitalizmit. Të indinjuarit shprehin në këtë formë pakënaqësinë ndaj politikave financiare amerikane, për të cilat thonë se thellojnë hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Në protesta kanë marrë pjesë veteranë, studentë, artistë, e madje dhe punonjës qeveritarë, të cilët mendojnë se ka shumë për të ndrequr në fusha të ndryshme të jetës në Amerikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›