Federer triumfon ne Indian Wells ne finalen kunder Isner

Roxher Federer vazhdon të jetë protagonist dhe konfirmon formën e mirë, pasi triumfoi në finalen e turneut ATP në “Indian Uells” për të katërtën herë në karrierë. Tenisti zviceran mposhti në dy sete, 7-6, 6-3 finalistin Xhon Isner.
Federer, i cili klasifikohet në vendin e tretë në botë, iu përgjigj me efikasitet shërbimit të fort të kundërshtarit dhe arriti të kontrollonte lojën, duke fituar pas vetëm një orë e 21 minuta lojë.
30-vjeçari triumfoi pasi Isner, I cili kishte eliminuar në mënyrë surprizë numrin 1 të botës, Novak Gjokoviç në gjysmëfinale, ktheu keq një top në rrjetë. Zvicerani, që nga viti 2004 deri më 2006 kishte fituar tre herë radhazi në Indian Uells deklaroi se as vetë nuk arrinte ta besonte që kishte fituar gjashtë nga tetë turnetë e fundit ku ka marrë pjesë.
Që prej disfatës në gjysmëfinalen e vitit të kaluar në US. Open përballë Gjokoviç, 16 herë kampioni i Grand Slam-eve, Federer ka fituar 39 nga 41 ndeshjet që ka zhvilluar.
Me triumfin në turneun e Kalifornisë, ai regjistroi fitoren e 73-të në karrierë, ndërsa vendos edhe një rekord absolute, pasi ka fituar 19 herë në finalet e ATP Masters 1000.